Këto foto janë shkrepur në një kishë në Çeki.
Kisha e ndërtuar në shekullin e 14-të është braktisur në vitet ’60-ta, pasi u rrëzua çatia gjatë kohës që mbahej një funeral.
Që prej atëherë nuk kryhen më shërbesa dhe kisha është lënë në harresë.
Një turist i quajtur Roman është tmerruar kur ka hyrë, pasi pa disa figura si fantazma të ulura në stolat e kishës.
Por një banor i shpjegoi gjithçka, transmeton tema.
Ishin thjesht manekinë të vendosur për të tërhequr turistë në mënyrë që të financohet restaurimi i kishës.