Një turist suedez është detyruar t’i nënshtrohet procesit të amputimit të njërës këmbë, pasi ishte qëlluar me revole nga një hajn i cili e kishte plaçkitur në Buenos Aires të Argjentinës.
Christoffer Persson, 36-vjeç, po ecte me të dashurën Maria Izzo, 35-vjeçe rrugëve të Buenos Airesit, kur e kuptuan se janë cak i një hajni, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një burrë del ngas një veturë dhe fillon të vrapojë në drejtim të tyre, dhe pa u menduar dy herë nxjerr revolen dhe ua drejton.
Dyshja kishin shëtitur nëpër Argjentinë për të festuar Krishtlindjen dhe ditëlindjen e Persson që e kishte në natën e ndërrimit të moteve. Megjithatë pushimet e tyre u shndërruan në katastrofë, kur ai u qëllua në këmbë gjatë plaçkitjes në natën e ndërrimit të moteve.
“Ishte refleks. Ai është munduar ta largoj revolen dhe ajo ka shkrepur dhe e ka qëlluar në këmbë”, ka deklaruar babai i tij Jorgen Persson.
Megjithatë Christoffer u dërguar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Por, edhe përkundër disa tentimeve, mjekët janë detyruar t’ia amputojnë këmbën e djathtë deri në gju.
“Po të mos ia kishim amputuar këmbën, pacienti sigurisht se do të vdiste”, ka deklaruar drejtori i spitalit Nestor Hernandez. /Telegrafi/