Një turist spanjoll është shtypur për vdekje nga elefantët në parkun nacional në Afrikën e Jugut, pasi vazhdimisht kishte tentuar t’i fotografojë.
43-vjeçari humbi jetën të dielën në mëngjes në parkun nacional Pilanesberg, rreth 210 kilometra në veriperëndim të Johannesburgut, transmeton Telegrafi.
Sipas zyrtarëve të parkut nacional, burri ishte me tre miq, me të cilët doli nga vetura dhe iu afrua tufës së elefantëve për t’i fotografuar.
“Pavarësisht se pasagjerët e tjerë e paralajmëronin për rrezikun, ai për fat të keq nuk i dëgjoi”, u tha nga ky park.
Pieter Nel i tha agjencisë France-Presse, tha se tufa e elefantëve u “acaruan” nga prezenca e burrit që çdo herë e më shumë iu afrohej.
“Është normale që elefantët të tentojnë të mbrojnë të vegjlit e tyre. Shumë turistë konsiderohen rrezik dhe nuk e kanë fare idenë sa të rrezikshme mund të jenë këto kafshë kur pranë tyre janë të vegjlit”, shtoi ai. /Telegrafi/