Site icon Telegrafi

Rrahet keq një turist rus në Budva pasi ofendoi kamarierët e një restoranti, këta të fundit e goditën disa herë me karrige

Një turist rus në Mal të Zi e pësoi keq nga stafi i një restoranti pasi besohet se kishte fyer kamarierët dhe u soll me agresivitet ndaj tyre.

Kështu, së paku tre persona nga stafi i restorantit e përzunë nga aty dhe e rrahën me karrige, transmeton Telegrafi.

Videoja është shpërndarë me të madhe në Twitter, megjithatë detajet se si filloi gjithçka ende mbeten të paqarta.

Përleshja, besohet se ka ndodhur në një fshat pranë Budvës.

Në bazë të asaj që shihet në video, dy apo tri persona e sulmuan turistin rus duke e goditur me karrige. /Telegrafi/

Exit mobile version