Menaxheri i një restoranti grek në një qytet bregdetar në Kretë ka shpëtuar jetën e një turisti britanik, të cilit i kishte mbetur një copë qofteje pule në fyt, derisa po darkonte me gruan e tij.
Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e shpëtimit dramatik janë shpërndarë gjerësisht, duke treguar momentin e shpëtimit të turistit.
Videoja thuhet se është kapur nga një kamerë e sigurisë në restorantin Amphoras në qytetin piktoresk të portit të Chania, ka shkuar viral, me menaxherin e lavdëruar nga vendasit, turistët dhe mediat për ndërhyrjen e tij heroike.
“Unë kam shërbyer mijëra konsumatorë”, ka thënë Vassilis Patelakis. “Por kjo ishte hera e parë që më duhej të merrej me një incident të tillë. Ishte intensive”. /Telegrafi/