Telegrafi

Turisti në Filipine sulmohet keq nga krokodili kur hyri në pishinë për të bërë ‘selfie’ – ai mendonte se zvarraniku ishte model plastik

Një turist në Filipine u sulmua nga një krokodil pasi mendoi se ishte një model plastik dhe hyri në pishinën e tij për të bërë një ‘selfie’.

Sipas medieve huaja, përcjell Telegrafi, i gjithë incidenti ndodhi kur Nehemias Chipada vizitoi për ditëlindje parkun argëtues Amaya View në Caagayan de Oro.

Më pas 68-vjeçari ka pozuar për foto, duke mbajtur telefonin në njërën dorë dhe tjetrën e vendosi te beli.

Megjithatë sesioni i fotove mori një kthesë tjetër kur krokodili iu hodh në krahun e tij dhe e tërhoqi zvarrë në ujë.

Pamjet dramatike tregojnë burrin duke bërtitur për ndihmë derisa krokodili i vuri dhëmbët në krahun e tij të majtë.

Ai arriti t’i ndahej zvarranikut dhe të ikte nga aty derisa më pas u dërgua për trajtim në spital. /Telegrafi/