Një turist britanik e ka postuar një video ku shfaqet duke marr dozën e kokainës mbi varrin e Pablo Escobarit, që ndodhet në Itagui të Kolumbisë.
Derisa kishte rënë në njëri gju, ai shfrytëzoi një bankënotë të mbështjellë, për ta thithur pluhurin e bardhë mbi pllakën e mermertë, transmeton Telegrafi.
“Unë jam Gordon Ramsay”, ka thënë turisti që besohet të jetë në të 30-at, duke e krahasuar vetën me kuzhinierin e famshëm, që ka bërë dokumentar mbi kokainën.
Videoja e postuar në llogarinë e tij, ishte hequr menjëherë të nesërmen.
Lordi i drogës Escobar është vrarë nga policia më 1993 në moshën 44-vjeçare, duke marr fund udhëheqja e tij mbi kartelin Madellin.
Për një kohë të gjatë, ky gangster famëkeq kontrollonte 80 për qind të kokainës që hynte në Shtetet e Bashkuara.
Forbes Magazine e ka cilësuar atë si një ndër njerëzit më të pasur në botë, me një pasuri prej 18 miliardë dollarësh. /Telegrafi/
https://youtu.be/KVQh0xAiHfY