Telegrafi

Turisti kolumbian humb në pyjet e Dhërmiut, gjendet pas disa orësh

Dhërmiu është një nga destinacionet turistike më të njohura në vend, në veçanti për ujin e kaltër.

Por nuk mungojnë as zonat e pyllëzuara dhe tejet të vështira.

Një turist kolumbian që sot u shpëtua nga forcat e rendit pas një kërkimi disa orësh.

Turisti nga vendi i largët kishte humbur në një zonë të thepisur dhe nuk ishte më në gjendje të kthehej mbrapsht.

Fatmirësisht, ai mundi të komunikojë me forcat e rendit që e gjeten atë të lodhur por në gjendje të mirë shëndetësore.