Telegrafi

Turisti kërcen përpara pallatit St James, rojet humbin durimin (Video)

Ai kishte filluar të kërcente përpara pallatit St James të Londrës, por kjo gjë si ka pëlqyer aspak rojeve.

Performanca e turistit është ndërprerë pas disa sekondash nga ‘Scots Guards’, të cilët ruajnë rezidencën britanike dhe i kanë thënë burrit të largohet.

‘Largohu prej andej’, bërtet një nga rojet, shumë i zemëruar dhe me një theks skocez.

Nuk dihet akoma se kur është xhiruar videoja, por ky filmim i publikuar së fundmi në mediat angleze është komentuar me të madhe në rrjetet sociale.