Ai kishte filluar të kërcente përpara pallatit St James të Londrës, por kjo gjë si ka pëlqyer aspak rojeve.
Performanca e turistit është ndërprerë pas disa sekondash nga ‘Scots Guards’, të cilët ruajnë rezidencën britanike dhe i kanë thënë burrit të largohet.
‘Largohu prej andej’, bërtet një nga rojet, shumë i zemëruar dhe me një theks skocez.
Nuk dihet akoma se kur është xhiruar videoja, por ky filmim i publikuar së fundmi në mediat angleze është komentuar me të madhe në rrjetet sociale.