Një turist i paemëruar nga Shtetet e Bashkuara, ka hyrë në një hotel që ndodhej pranë banesës ku ai qëndronte përkohësisht dhe është hedhur në pishinë nga tarraca.
Në videon e xhiruar nga kamera e vendosur në kokë, ai shihet duke ngjitur shkallët, derisa del përpara hapësirës me ujë, transmeton Telegrafi.
Pasi merr frymë thellë, del nga mbrojtëset metalike dhe hidhet.
Fillimisht duket se ai nuk do t’ia del dhe do të përplaset në beton, por për fat të mirë gjithçka shkon në rregull. Pasi del nga uji, niset me vrap që të largohet, por meqenëse dera është e mbyllur ai e kapërcen rrethojën.
“Kurrë mos provoni të hidheni prej kësaj lartësie në pishinë, e aq më pak nga hoteli i huaj” është një koment për këtë rast të pazakontë. /Telegrafi/
https://youtu.be/xAC3KgQdVLw