Site icon Telegrafi

Turisti godet me shkelm në fytyrë pastruesen pa kurrfarë arsye, duke ia thyer nofullën dhe përplasur për tokë pa ndjenja (Video, +18)

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda një hoteli, kanë filmuar momentin kur një turist nga Suedia godet me shkelm në fytyrë pastruesen,  duke ia thyer nofullën dhe duke e përplasur me fytyrë për tokë pa ndjenja.

Georg Ralph Sumberg dyshohet se kishte sulmuar pastruesen, në momentin që ajo e kishte pyetur në gjuhën angleze se çfarë dëshiron, transmeton Telegrafi.

53-vjeçari ishte duke ecur në korridorin e hotelit pranë pastrueses, e cila ishte gjunjëzuar për të pastruar dyshemenë e hotelit që gjendet në Bullgari.

Pas shkëmbimit të disa fjalëve, ai e godet në fytyrë pa kurrfarë paralajmërimi duke e ia thyer nofullën. /Telegrafi/

Exit mobile version