Telegrafi

Turisti britanik u ngujua me këmbë të thyer në një rezervuar në Bali, pasi e ndiqte qeni

Jacob Robert që ra në një rezervuar të thellë katër metra në Pecatu të Balit, është shpëtuar nga njësitet për shpëtim.

Për gjashtë ditë, 29-vjeçari nuk ishte dëgjuar nga askush dhe qëndronte i pashpresë në rezervuarin e betonit, derisa atë e dëgjoi një fermer i zonës, transmeton Telegrafi.

Me të marrë alarmin, atij i shkuan në ndihmë tre ndihmës, që e ngritën ngadalë pasi e kishte këmbën e thyer.

Viktima ka thënë se përfundoi në atë rezervuar të zbrazët, pasi ishte duke ikur nga një qen dhe nuk dinte nga i hidhte hapat.

Megjithëse ka pësuar një thyerje, ndërsa e ka lodhur uria dhe dehidrimi, gjendja e tij pritet që sërish t’i kthehet normalitetit. /Telegrafi/