Site icon Telegrafi

Turisti britanik tenton të hapë derën e aeroplanit që ishte nisur nga Kroacia, pasagjerët e tjerë e përplasin në dysheme

Një situatë dramatike u krijuar brenda një aeroplani që po udhëtonte nga qyteti kroat i Zadrës.

Në rrjetet sociale po qarkullon videoja ku shihe një turist nga Britania e Madhe i cili tenton të hap derën e fluturakes, transmeton Telegrafi.

I riu sipas mediave lokale ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike, ku fillimisht bërtiste dhe më pas filloi të vrapojë para stjuardesës dhe u nis drejt derës.

Megjithatë dy pasagjerë të tjerë vrapuan dhe e arritën ta rrëzojnë në tokë për të parandaluar më të keqen.

Sipas mediave lokale, shumica e pasagjerëve po ktheheshin nga një festival, ku kishin shkuar të marrin pjesë, ndërsa i riu është nxjerrë më pas nga aeroplani. /Telegrafi/

@p_xj_ #ryanair #croatia #london #uk #hideout ♬ original sound – JP?
Exit mobile version