Britanikët njihen për edukatë dhe mirësjellje, por kur udhëtojnë jashtë për pushime, sjelljet e tyre lënë shumë për të dëshiruar.
I fundit në mesin e atyre që kanë sjellje të pahijshme, është një turist në Ibiza të Spanjës, që është ‘shëmtuar në të zeza’, për t’u tallur me një shitës afrikan, transmeton Telegrafi.
Me ombrellën shumëngjyrëshe në kokë dhe një lodër majmun në qafë, ai ka dalë në rrugë, që të mahitet me shokët.
Madje, ata e kanë ftuar në grup shitësin ambulant, duke bërë thirrje të ndryshme raciste.
Videoja është larguar prej internetit, pasi ka ngjallur kritika të shumta.
Ai është kritikuar shumë edhe prej vet britanikëve, të cilët kohëve të fundit, kur po udhëtojnë si turistë, po dehen dhe po përfshihen në veprime të pahijshme. /Telegrafi/