Telegrafi

Turistët zgjohen herët që të zënë shtretërit e preferuar pranë pishinës (Video)

Pushimi do duhej të ishte i qetë dhe pa brenga, por këta turistë në Gran Canaria të Spanjës kanë një shqetësim.

Ata janë zgjuar herët dhe sapo janë hapur dyert për në pishinë, kanë vrapuar të zënë shtratin e tyre të preferuar pranë pishinës, transmeton Telegrafi.

Madje, ata janë përleshur sepse donin të zënin të njëjtën hapësirë për të pushuar.

“Veprime fëmijërore të turistëve, që paguajnë çmime të larta dhe nuk mund të jenë të qetë në resortin luksoz”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/

https://youtu.be/v9ddLPbsEKw