Ky është momenti i rrallë, kur turistët u afruan shumë me balenën kaliforniane të gjatë 15 metra, në një bregdet të Meksikës.
Megjithëse më e gjatë se barka tyre dhe me fuqi që t’i lëndoi shumë në rast sulmi, ‘gjiganti i butë’ i la ta preknin dhe ledhatonin, transmeton Telegrafi.
Këto gjallesa nuk janë aq miqësore me njerëzit, por vetëm një lloj i tyre që jeton në lagunën e San Ignacios, ndonjëherë iu afrohen bregut dhe rrinë qetësisht edhe pranë njerëzve.
“Nuk e kanë kohën e caktuar, por kush është me fat mund t’ju rri pranë” ka thënë një banor i zonës. /Telegrafi/
https://youtu.be/FtKgBwTlLXc