Site icon Telegrafi

Turistët takuan çiftin duke bërë dashuri në mes të fushës së futbollit

Kur ish-futbollist i Hannoverit, aktualisht udhërrëfyes i stadiumit, Claus Brune, i nxori turistët në fushën e blertë, në rrethin e mesit të fushës ata takuan një burrë dhe një grua që po bënin dashuri.

“Nuk mund t’u besoja syve të mi. Çifti po bënte dashuri mu në mesin e fushës. Pasi në grupin e turistëve kishte edhe fëmijë, menjëherë jemi kthyer për ta vizituar VIP zonën”, deklaroi Brune për gazetën gjermane Bild, duke thënë se disa turistë tërë këtë ngjarje e kthyen në humor.

“Një zotëri më tha: ‘Kështu pra Hannoveri bën në fushën e vet”.

Para se të reagonte sigurimi i stadiumit, çifti i eksituar, të kapur dorë për dore, iki nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi

Exit mobile version