Në mënyrë që t’i shpëtonin vdekjes së sigurt si pasojë e shpërthimit të një vullkani në ishullin White Island të Zelandës së Re, dy turistë gjerman dhe shoqëruesi i tyre qëndruan dy minuta pa frymë në nën ujë.
Brian Depau ishte duke i shoqëruar turistët më nëntë dhjetor, kur shpërtheu vullkani, ndërsa shtëllungat e tymit dhe hirit nisën të mbulonin gjithçka, transmeton Telegrafi.
“Iu kërkova të marrin frymë thellë dhe të kërcejmë në ujë, që të qëndrojmë nën sipërfaqe për aq sa mundemi. Gazi që përhapet është helmues dhe do të na mbyste menjëherë”, ka thënë Depau.
Ata ishin shumë afër kraterit të vullkanit dhe ai arriti ta ndjente menjëherë erën e ashpër të sulfurit, ndërsa arriti të largohej pa pësuar ndonjë helmim.
Megjithatë, helikopteri me të cilin arritën në ishull, është dëmtuar rëndë nga hiri, që i ka depërtuar deri në motor.
Rojat bregdetare i kanë marrë ata me barka dhe i dërguan në breg, ndërsa gjatë kontrollit në spital është gjetur se janë plotësisht të shëndoshë. /Telegrafi/