Durrësi mbetet një nga destinacionet e preferuara të pushimeve për turistë nga vende të ndryshme të botës ku përveç plazhit të preferuara mbeten dhe sitet historike.
Ata pohojnë se e pëlqejnë qytetin turistik me gjithçka që ofron.
Produktet e larmishme turistike falë bregdetit kodrinor, klima e butë mesdhetare, mikpritja dhe shërbimi i mirë janë faktorë kyç, sipas turistëve, për rikthimin e tyre në Shqipëri, ndërsa në krye të preferencave mbetet kuzhina tradicionale shqiptare.
Shqipëria është kthyer në destinacionet më tërheqëse turistike me një rritje të vazhdueshme nga viti në vit.
Turistët që zgjedhin Durrësin janë kryesisht nga Rajoni dhe Europa, ku kryesojnë polakët, italianët dhe çekët.