Site icon Telegrafi

Turistët pushojnë në tanket e shndërruara në dhoma gjumi

Turistët mund të zgjedhin ndërmjet dhomave të gjumit në tanke në të cilat gjenden tytat e topave që luajnë rolin e dritares.

Në bazën ushtarake Orastie janë investuar më shumë se 20 milionë euro për ta shndërruar këtë vend në një pushimore luksoze në të cilën vizitorët mund të provojnë jetën në ushtri.

Dhomat tjera janë punuar brenda tuneleve sekrete nëntokësore, ndërsa vizitorët mund të marshojnë, bëjnë stërvitje, vozisin tanke dhe të gjuajnë me armë. Çmimi për një natë varion prej 48 euro deri në 143 euro për pansion të plotë.
 

Exit mobile version