Site icon Telegrafi

Turistët polak nga viti i ardhshëm në mënyrë të organizuar do të vijnë në Strugë dhe Ohër

?

Përfaqësues të hotlierisë nga Maqedonia në mënyrë të organizuar kanë marrë pjesë në vizitë pune në Poloni, me ftesë të operatorit polak “Rego-Bes”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të kësaj vizite është organizuar edhe prezentim i ofertës turistike nga ana e Maqedonisë, për vizitorët polak, ku morën pjesë edhe përfaqësues të qindra agjencioneve turistike të Polonisë.

Në këtë ngjarje morën pjesë hotelierë nga Ohri, Struga dhe Shkupi, si dhe ambasadori i Maqedonisë në Poloni Gorica Atanasova-Gjorevska./Telegrafi/

Exit mobile version