Mbi 60 mijë turistë të huaj e kanë vizituar Maqedoninë në maj të këtij viti. Pjesa më e madhe e tyre 22.793 kanë qenë nga Turqia, 4.092 nga Serbia dhe 3.589 nga Bullgaria, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i turistëve të huaj shënon rritje prej 5.1 përqind.
Numri i turistëve në maj të këtij viti ishte 86234, kurse numri i fletjeve ishte 172355. Më të vizituara kanë qenë Shkupi dhe vendet liqenore.
Turizmi vendor është rritur për 12.5%, kurse turizmi nga jashtë është rritur për 10.4%. /Telegrafi/