Gjashtëdhjetë e katër milionë dollarë amerikan kanë shpenzuar në tre muajt e parë të vitit, turistët në udhëtimet nëpër Maqedoni.
Të hyrat devizore në këtë tremujor, siç ka informuar Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit, prej 64.71 milionë dollarë amerikan shënon rritje prej 26.5 për qind në krahasim me periudhën prej vitit të kaluar.
Sipas Agjencisë, rritja në vazhdimësi e të hyrave devizore në turizëm në vitet e fundit përkon me masat dhe aktivitetet e ndërmarra gjatë viteve të kaluara nga i gjithë sektori turistik në vend.
Në njoftimin e Agjencisë, mes tjerash thuhet se përralla për promovimin e plasuar nga Agjencia për turizëm rrumbullakohet me llojet e ndryshme të mbështetjes së sektorit privat si dhe përkrahjes së projekteve të ndryshme që kanë për qëllim forcimin dhe pasurimin e përmbajtjeve turistike.
Nga Agjencia vlerësojnë se kontributi për rritjen në industrinë turistike, krahas faktorëve të apostrofuar, përkon edhe me rritjen e numrit të fluturimeve nga dhe në Aeroportin e Shkupit dhe Ohrit, por edhe modernizimin e infrastrukturës rrugore në vend.
“Duke marrë parasysh trendin e deritanishëm të rritjes, pritshmëritë deri në fund të vitit 2018 është që ky trend të regjistrojë rritje të lehtë për shkak të rritjes së numrit të turistëve të cilët do të udhëtojnë nëpër Maqedoni me autobusë apo makina të veta.