Grupi i turistëve që po lundronin në një lumë në Botswana, mund ta pësonin keq, pasi iu afruan shumë një elefanti.
I shqetësuar nga prania tyre, ai e goditi barkën disa herë, ndërsa ata nxituan të kthehen prapa, transmeton Telegrafi.
Zhurma që ka lëshuar barka, besohet të ketë qenë shkaktari kryesor që e bëri agresiv, pasi kjo kafshë është mësuar të jetojë në një ambient të qetë.
Veprimi i tyre është kritikuar prej shikuesve, pasi nuk është e rekomandueshme të afrohet kaq pranë, shkaku i sigurisë si dhe për të mos i penguar ata teksa jetojnë në vendbanimin e tyre. /Telegrafi/
https://youtu.be/0CLTKgiPBxM