Site icon Telegrafi

Turistët menduan se ishin duke ecur nëpër një shkretëtirë, ajo që zbuluan i la pa fjalë! (Foto)

Teksa disa turistë ishin duke ecur në shkretëtirat e Australisë, ata gjetën një gjë shumë të pazakontë. Bëhet fjalë për atë që tanimë njihet si qyteti i quajtur Cobber Pedy.

Në sipërfaqe duket një vend mjaft i shkretë dhe të gjithë mendojnë se është një shkretëtirë e braktisur, por në realitet shumica e njerëzve aty jetojnë nën tokë.

Në fakt, përcjell JOQ, aty janë 3.500 banorë dhe të gjithë jetojnë nën sipërfaqe.

Kjo është një zgjidhje gjeniale duke marrë parasysh thatësirën dhe temperaturat e larta që janë aty.

Qyteti është themeluar në vitin 1915 dhe kanë qenë minatorët e zonës ata që kanë zbuluar se një mënyrë e përballimit të temperaturave të larta është zhvendosja nën tokë.

Me siguri nuk e dinit këtë. Por në qytetin Cobber Pedy mund të gjeni shtëpi, hotele, dyqane, restorante, madje edhe një kishë.

Exit mobile version