Site icon Telegrafi

Turistët mbushin hapësirat e Murit Kinez, bllokohen derisa festonin një feste kombëtare (Video)

Më se 54 mijë turistë, kanë mbushur hapësirat e Mirit Kinez që ndodhet në Pekin të Kinës, duke shkaktuar atë që po quhet si bllokim i trafikut njerëzor.

Në një ditë të zakonshme, ky lokacion historik prej jo më pak se 20 mijë vizitorë, por gjatë ditës së sotme që shënohej një festë kombëtare, më shumë turistë shfrytëzuan rastin për ta vizituar, transmeton Telegrafi.

Sipas tyre, është dashur të presin për më se një minutë, për të hedhur disa hapa, duke bërë që vizita të zgjatë më shumë se zakonisht.

Megjithatë, ata u shprehën të kënaqur që ka pasur kaq shumë njerëz edhe pse zgjatën të kalojnë nëpër hapësirën e lashtë.

Disa prej tyre, që kishin dëgjuar se Muri Kinez mbushet me më shumë turistë gjatë festave, u shprehën se zgjodhën pikërisht këtë ditë, që ta shohin tollovinë. /Telegrafi/

Exit mobile version