Kalimtarët u ndjenë sikur thuajse “ua mori flokët me vete” një aeroplan i madh pasagjerësh ndërsa ai bëri një ulje jashtëzakonisht të ulët.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për njerëzit që ishin mbledhur për të parë aeroplanët derisa ata aterronin në ishullin grek të Skiathos.
Dhe pamjet tregojnë një Airbus A321neo duke u afruar mbi ujërat blu të kristaltë të Mesdheut, ndërsa varkat fluturojnë paqësisht poshtë.
Aty, zhurma e motorëve të aeroplanëve “maskon” britmat e të apasionuarve të aviacionit poshtë, ndërsa fluturakja u afrohet disa metra nga kokat e tyre.
“Sa prej spektatorëve mendoni se kishin nevojë për pantallona të reja?”, ka qenë njëri nga komentet më interesante. /Telegrafi/