Site icon Telegrafi

Turistët italianë këtë herë vjedhin jastëk, çarçafë dhe një peshqir në një hotel në Sarandë

Vetëm dy ditë pas publikimit të një videoje, ku turistët italianë largoheshin nga lokali në Berat pa paguar faturën, një ngjarje tjetër është regjistruar në Sarandë.

Protagonistë janë sërish turistët italianë.

Sipas denoncimit të Saranda Web turistët italianë kanë vjedhur jastëkun, çarçafët dhe një peshqir në një hotel.

Fillimisht ata nuk kanë pranuar, ndërsa pas kontrollit ka rezultuar se në çantën e tyre ndodheshin edhe sendet e grabitura nga hoteli.

Lexo po ashtu Pamjet bëhen virale, turistët italianë ikin nga restoranti pa paguar në Berat

“Shikoni se si na vjedhin italianët. Vemi të pastrojmë dhomën dhe na mungon jastëku këllëfi i jastëkut, çarçafi dhe një peshqir. I lanë valixhet dhe erdhën t’i marrin ne orë 16:30. Kur u them se mungojnë në dhomë jastëku peshqiri dhe çarçafi thanë nuk dimë gjë. Një çantë e kishin marrë me vete kur vajta dhe i thashë të sille çantën e solli e kontrolluam dhe i gjetëm. Nuk u bëri fare përshtypje vetëm thanë na falni dhe ne si gjithmonë kur kapim hajdutin e falim”, thuhet në denoncim.

Kujtojmë se kryeministrja italiane Giorgia Meloni u shpreh e turpëruar nga veprimi i turistëve në Berat dhe e pagoi personalisht faturën e tyre. /Albeu/

Exit mobile version