Site icon Telegrafi

Turistët ikin nga frika pasi një ‘super-vullkan’ shpërtheu papritur para tyre në “Yellowstone National Park” në SHBA

Një ‘super vullkan’ në Parkun Kombëtar Yellowstone shpërtheu në mënyrë dramatike, duke dërguar tym gri të errët lart në ajër dhe duke i shtyrë turistët të vrapojnë për t’u mbrojtur.

“Shpërthimi i lokalizuar” ndodhi pranë Sapphire Pool pak pas orës 10:15 të mëngjesit të së martës, sipas Shërbimit të Parkut Kombëtar (NPS).

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregoi se materiali shpërthen në qiell dhe pluhuri i bardhë që përhapet rreth tij.

“Vraponi, vraponi, vraponi,…”, dëgjohej duke bërtitur një grua.

Turistët duke u larguar në një shëtitore dhe duke parë prapa, duke ikur nga shpërthimi.

Autoritetet kanë deklaruar se “shpërthimi i sotëm nuk pasqyron një ndryshim në sistemin vullkanik, i cili mbetet në nivele normale të aktivitetit”. /Telegrafi/

Exit mobile version