Telegrafi

Turistët ikën pa paguar nga restoranti në Berat, mediat italiane: Arratisje e neveritshme

Një video në mediat sociale, ku u shfaqën katër italianë duke u larguar nga një restorant në Berat, pa paguar faturën, ka bërë xhiron e rrjetit.

Media italiane, Il Messaggero, I ka dedikuar një shkrim kësaj ngjarje, duke e cilësuar si një “arratisje të neveritshme”.

Në artikull, theksohet se fatura që italianët duhet të paguanin ishte 80 euro, ose e thënë ndryshe 20 euro për person.

Lexo po ashtu Pamjet bëhen virale, turistët italianë ikin nga restoranti pa paguar në Berat

Po ashtu, në shkrim thuhet se shumë persona po stigmatizojnë qëndrimin e italianëve të tjerë që ndodhen në Shqipëri për pushimet verore.