Telegrafi

Turistët fotografohen me dhëndrin e ardhshëm, që e kishin lidhur të zhveshur për peme (Video)

Dhëndrit të ardhshëm, që ia festuan natën e fundit të beqarisë në Benidorm të Spanjës, shokët ia bënë edhe një lojë, duke e lidhur të zhveshur për një pemë.

Derisa i mbante duart në zonën intime, britaniku vazhdonte të qeshte, megjithëse shumë turistë i afroheshin që të fotografohen me të, transmeton Telegrafi.

Madje, disa prej tyre edhe i jepnin lëngje dhe ujë, që ta hidratonin pas një nate të gjatë me shumë konsum alkooli.

Nuk janë të rrallë festimet e tilla të ahengjeve para martesës, ku dhëndurët tallen në forma të ndryshme, ndërsa ka raste që kanë edhe përfundime jo të mira. /Telegrafi/