Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), më tetor në Maqedoni ka patur 77.779 turistë, ndërkaq 165.748 bujtje.
Shifrat tregojnë se është rritur numri i turistëve për 12.1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe bujtjet janë rritur për 6.4%.
Numri i turistëve të brendshëm është ulur për 5.3%, kurse i turistëve të jashtëm është rritur për 21.1%.
Në aspekt periudhe, në janar-tetor 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka rritje prej 16.3% të turistëve, si edhe rritje prej 12% te bujtjet./Telegrafi/