Site icon Telegrafi

Turistët e tmerruar u hodhën në ujë ku kishte peshkaqenë, pasi barka u përfshi nga zjarri

Grupi i turistëve që po shëtisnin Galopagos të Oqeanit Paqësor, u detyruan të hidhen në ujë ku kishte edhe peshkaqenë gjatë orëve të natës, pasi zjarri përfshiu barkën ku ndodheshin.

Anëtarët e ekuipazhit, i drejtuar si duhet 12 vizitorët që kishin jelekët për shpëtim, të cilët ishin të tmerruar derisa ndodheshin në ujë, transmeton Telegrafi.

“Gjatë ditës, kemi parë edhe peshkaqenë që lëviznin në këto ujëra. Ishim të frikësuar së tepërmi, por nuk e humbëm kontrollin” ka bërë të ditur një e pranishme.

Forcat bregdetare, kanë qenë të shpejtë dhe i ndihmuan turistët, në mesin e të cilave ishin edhe disa të reja që po e festonin shoqes së tyre natën e beqarisë.

Derisa po bëhen hetime rreth nisjes së zjarrit në barkën turistike, nuk raportohet për probleme të njëjta edhe në barkat tjera që i ka kjo kompani në shfrytëzim. /Telegrafi/

Exit mobile version