Kryetari i Komunës së Shën Nikollës, Sasho Vellkovski, sot njoftoi se koreanët të cilët dje verbalisht u sulmuan në qendër të Shkupit, janë anëtarë të organizatës joqeveritare, të cilët nëpër shkollat e Shën Nikollës kanë mbajtur ligjërata për paqe.
“Koreanët të cilët dje u sulmuan në Shkup, kanë ardhur në Shën Nikollë me mision të mirë për shpërndarjen e paqes dhe miqësisë nëpër shkollat e qytetit tonë. Kjo është edhe një dëshmi deri ku shkon shoqëria jonë. Turp se çfarë njerëz ka tek ne”, ka thënë Vellkovski.
Ai njoftoi se personat janë nga Seuli, Koreja e Jugut dhe se janë pjesë e organizatës joqeveritare “Eavenly Culture World Peace Restoration of Light (HWPL)”, e cila mban punëtori me temën “Paqe, tolerancë dhe mirëkuptim”, me nxënësit e moshave 7,8, 12 dhe 13 vjeçare.
Ata gjatë ditës së djeshme u sulmuan verbalisht nga një qytetarë në Shkup, i cili i ofendoi duke ju thënë “coronavirus”./Telegrafi/