Telegrafi

Turistët e nxjerrin nga uji për të bërë selfie, ngordh delfini i vogël (Foto)

Një delfin i vogël ka ngordhur pasi disa pushues e kanë nxjerrë nga deti për të bërë selfie në një plazh të mbushur me turistë.

Delfini, i gjinisë femër, humbi nënën dhe u bllokua në ujërat e cekët në brigjet e Spanjës jugore.

Turistët e kapën atë dhe e nxorën nga uji për të bërë fotografi dhe turma të mëdha njerëzish u mblodhën për ta prekur.

Aktivistët vrapuan në vendngjarje sapo u njoftuan për lajmin por delfini pothuajse kishte ngordhur kur ata arritën, transmeton oranews.

“Njerëzit janë kafshët më irracionale që ekzistojnë. Shumë njerëz nuk janë në gjendje të ndjejnë ndjeshmëri për një qenie të gjallë e cila është e frikësuar, e uritur, pa nënën e saj dhe e tmerruar. Në egoizmin e tyre, gjithçka që ata duan është ta fotografojnë dhe prekin atë, edhe nëse kafsha vuan nga stresi”, shkruan Equinac në Facebook, në grup që mbron kafshët detare në atë zonë.