Telegrafi

Turistët e huaj shtojnë incidentet në plazhet shqiptare, katër të arrestuar në raste të ndryshme

Fluksi i turistëve të huaj në Shqipëri gjatë sezonit turistik, ka shtuar dhe incidentet që disa prej tyre shkaktojnë, duke u përfshirë në sherre, apo debate të ndryshme.

Kështu policia e Shkodrës ka nisur procedim penal për një shtetas turk, i cili dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin A. Z., 38 vjeç, banues në Vlorë. Ky i fundit ka bërë kallëzim, teksa shtetasi turk E.A. përfundoi në polici për sqarime të mëtejshme.

Komisariati i Sarandës ka arrestuar shtetasin L. I., 19 vjeç dhe shtetasin francez D. T., 19 vjeç pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e një hoteli në lagjen nr. 2 janë konfliktuar fizikisht me dy shtetas të tjerë francezë, duke prishur qetësinë publike dhe duke shkaktuar dëme materiale në ambientet e hotelit.

Ndërkohë, po në Sarandë, policia rrugore arrestoi shtetasin hungarez P. I., 49 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur./A2 CNN