Telegrafi

Turistët ankohen për çmimet në Kroaci: 40 euro një krevat në plazh, dhjetë qebapa 18 euro

Shumë turistë u tronditën kur panë çmimet gjatë pushimeve të tyre në Kroaci, shkruajnë mediat gjermane dhe austriake TZ, Merkur dhe Heute, duke cituar deklaratat e tyre në të cilat pretendojnë se nuk mendojnë më të shkojnë në shtetin kroat për pushime.

Konkretisht, dy media gjermane, TZ dhe Merkur, thonë se çmimi i akomodimit për turistët në Kroaci është rritur për 30 për qind dhe citojnë deklaratën e kryetares së Shoqatës Kroate të Akomodimit Familjar, Barbara Markoviq, e cila thotë se Kroacia është “25 për qind më shtrenjtë se konkurrenca, jo vetëm për fjetjet, por dhe për të gjitha ofertat e tjera përkatëse”.

“Kroacia tani është më e shtrenjtë se Spanja dhe Greqia dhe çmimet po rriten çdo ditë”, tha ajo, raporton N1 Zagreb.

Sipas fjalëve të përcjella nga këto media, Kroacia ka qenë një destinacion tipik për pushime familjare dhe ka avokuar për turizmin masiv.

“Dhjetë qebapë pa shije, një grusht mish të ngrirë dhe një birrë e vogël më kushtuan pak më pak se 25 euro. E rrumbullakova faturën në 25 euro, por shumën e majme e kisha vërtet të vështirë për ta përballuar”, tha turistja nga Vjena, duke shtuar se për qebapët ka paguar 17.50 euro dhe birrën 7 euro.

Turistët ankohen edhe për çmimet e krevateve të plazhit, të cilat paguhen deri në 40 euro.

“Nuk do të shkoj më me pushime këtu”, tha një turist gjerman.

Megjithatë, nëse ishte një fushatë negative, ekzagjerim apo e vërtetë, fakti është se ne nuk kemi qenë dëshmitarë të një negativiteti të tillë në një masë të tillë. /Telegrafi/