Telegrafi

Turi dhe Orinda Huta u përballën me të papriturën gjatë udhëtimit me aeroplan për në Athinë

Gazetari Turjan Hysko i cili është i martuar me këngëtaren e njohur Orinda Huta, tregoi për të papriturën që u ndodhi gjatë udhëtimit me aeroplan.

Dyshja kishin shkuar me pushime në Qipro së bashku me vajzën e tyre, dhe do të ktheheshin me aeroplan në Athinë të Greqisë.

Megjithatë kjo nuk ndodhi.

Foto: Turjan Hysko / Instagram

Kjo pasi siç potencoi edhe vetë gazetari Turi, aeroplani u detyrua të bëjë ulje në Santorini për shkak të turbulencave.

“Duke shkuar për Athinë qetë, qetë. [Aeroplani kishte turbulenca]. Papritur piloti thotë ‘të nderuar pasagjerë nuk ulemi dot në Athinë do të ulemi në Santorini’. Dhe [përfundimisht] jemi ulur në Santorini ‘sa bukur’”, deklaroi ai përmes një videoje në Instagram, të cilën e xhiroi në aeroplan.

Foto: Orinda Huta / Instagram

E indinjuar nga kjo u shfaq edhe partnerja e tij Orinda Huta, e cila deklaroi se ishte trembur nga kjo eksperiencë. /Telegrafi/