Telegrafi

Turgay Demirel është rizgjedhur president i FIBA Evropës

(Foto: basketbolli.com)

Turgay Demirel është rizgjedhur President i FIBA Evropës për mandatin e dytë radhazi nga Asambleja e Përgjithshme e Federatave anëtare e mbajtur në fundjavë në Munih të Gjermanisë.

Ish-basketbollisti i ekipit kombëtar të Turqisë dhe ish-presidenti i Federatës Turke të Basketbollit, Demirel ka ardhur në krye të FIBA Evropës në vitin 2014 dhe tani është zgjedhur edhe për një mandat tjetër, pra deri më 2023. Ai po ashtu është zëvendëspresident i FIBA-s.

(Foto: basketbolli.com)

Demirel i ka pasur 27 nga 50 votat, duke lënë prapa ish-nënkryetarin e FIBA Evropës, Cyriel Coomans nga Belgjika në raundin e dytë të zgjedhjeve – njofton FBK.

Në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FIBA Evropës, Federatën e Basketbollit të Kosovës e kanë përfaqësuar kryetari Arben Fetahu dhe sekretarja e përgjithshme, Elvira Dushku.

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FIBA Evropës po ashtu i ka zgjedhur edhe 23 anëtarët e Bordit.