Shoqata Ekologjike e Maqedonisë në bashkëpunim me Fondacionin për biodiverzitet të Bullgarisë, sot dhe nesër organizon rutë me biçikleta në Osogovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Organizatorët në fund të turës me biçikleta paralajmërojnë mbajtjen e forumit ndërkufitar me temë ‘Potenciali natyror dhe turizmi i qëndrueshëm në Osogovë’ më datë 30 tetor.
Ngjarja organizohet në kuadër të projektit ‘Përkrahje të të ardhmes së qëndrueshme për njerëzit dhe natyrën në Malet e Osogovës’ që e zbaton SHEM me përkrahje financiare nga DBU, Shoqëria zoologjike e Frankfurtit dhe Fondacioni Euronature./Telegrafi/