Në zonën e “Rekës së Keqe” në Gjakovë janë paraqitur turbullira në furnizim me ujë të pijes.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar se si rrjedhojë e kësaj, uji nuk lejohet për konsum.
“Pas monitorimit dhe mostrave të mara në teren në zonën e furnizimit ‘Reka e Keqe’, është konstatuar se turbullira e ujit në këtë zonë është paksa e ngritur si pasojë e reshjeve të vazhdueshme dhe uji nuk lejohet për konsum”, thuhet në komunikatën për media.
Turbullira në furnizim me ujë të pijes bëhet e ditur se janë shfaqur në burimin e ujit të “Bjeshkës Babaj Bokës”, nga ku furnizohen konsumatorët e zonës.
“Andaj ju sugjerojmë konsumatorëve të zonës ‘Reka e Keqe’ që ujin ta përdorin vetëm për pastrim, deri në lajmërimin tjetër nga KRU Gjakova”, thuhet tutje. /Telegrafi/