Telegrafi

Turbullimi i ujit në disa lagje të Tetovës, kështu sqarohet ndërmarrja komunale e ujësjellësit në Tetovë (Foto)

Gjatë ditës së djeshme (23.03.2017) pas orës 10:00, janë paraqitur turbullira në ujin për pije në disa pjesë të caktuara të qytetit të Tetovës, respektivisht në pjesë të caktuara në rrjetin e ujësjellësit në qytet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me këtë, ndërmarrja publike komunale ”Tetova” njofton se turbullimi i ujit është shkakturar si pasojë e aktivizimit të gypit të vjetër të ujit nga Kodra e Diellit deri në rezervuaret e qytetit në Tetovë.

Ndërmarrja në fjalë sqaron se aktivitzimi i gypit të vjetër, respektivisht lëshimi i gjithë sasisë së ujit për pije nga gypi i ri tek i vjetri është kryer për shkak se ka qenë e patjetërseshme të kryehn aktivitete ndërtimore për të lidhur me Stacionin e Filtrimit të ri të ujit për pije, i cili është në fazën përfundimtare të ndërtimit, me objektin aktual nga hidrocetrali i parë i vogël në gypin e ri.

Finalizimi i Filter Stacionit është faza e dytë dhe përfuindimtare e ndërtimit dhe vënies në funskion të sistemit të ri për furnizim me ujë të pijshëm, me çka pritet definitivisht të përmbyllet problemi 20 vjeçar i mungesës së ujit të pijshëm për qytetarët e Tetovës, bëjnë të ditur nga ndërmarrja.

Gjatë ditës së djeshme të gjithë aktivitetet ndërtimore për lidhjen e Stacionit të ri të Filtrimit për ujë për pije janë kryer, kështu që sot nga ora 10.00 , i gjithë uji për pije kthehet në gypin e ri të ujit me çka sistemi i furnizimit me ujë për pije në qytetin e Tetovës funksionon normalisht.

Cilësia i ujit për pije në rrjetin e ujësjellësit të qytetit monitorohet rregullisht nga ana e Qendrës për Shëndet Publik – Tetovë duke realizuar analiza të zakonshme mbi cilësinë e ujit për pije.

Rezultatet e para për ujë për pije nga pjesa qendrore e qytetit, të marra në orët e mbrëmjes të datës 23.03.2017 tregojnë turbullim të të njëjtit, mbi vlerat normale. Parametrat e tjera fiziko-kimike u përgjigjen rregullave për ujë të pijshëm.

Ujësjellësi i Tetovës bën të ditur se uji përmban klor (çka do të thotë se dezinfektohet). Në çdo moment marrin informata nga Qendra për Shëndet Publik – Tetovë për cilësinë e ujit për pije nga rrejti i ujësjellësit të qytetit, nga e cila për shkaqe preventive, deri në marrjen e rrezultateve përfundimtare rekomandohet që uji të vlohet 10 min, të ftohet dhe pastaj të përdoret./Telegrafi/