Telegrafi

Turbulenca gjatë fluturimit, aeroplani që u nis nga Korfuzi bën ulje emergjente në Romë – lëndohen dy persona

Pasagjerja Becky Walter thotë se pushimet në Korfuz përfunduan në makth, pasi aeroplani i aviokompanisë EasyJet pësoi turbulenca duke zbritur për qindra metra, ku si pasojë u lëndua të paktën një anëtar i ekuipazhit që mbeti me këmbë të thyer, shkruan Mirror.

Pasagjerët mbetën të shokuar kur aeroplani i EasyJet zbriti me shpejtësi deri në 200 metra, ku dy anëtarë të ekuipazhit u lënduan nga turbulencat që zgjatën rreth 20 minuta.

Në këtë aeroplan gjendeshin 181 pasagjerë që po largoheshin nga Korfuzi gjatë të hënës, dhe kishte për destinacion aeroportin Gatwick të Londrës, transmeton Telegrafi.

Por pak minuta pasi ishte ngritur në ajër, aeroplani u godit nga turbulencat derisa po lëvizte me shpejtësi prej 484 milje në orë.

Mësohet se dy anëtar ekuipazhi po bëheshin gati të shërbenin ushqimin, kur u përplasën në ‘muret’ e aeroplanit.

Ato besohet se kanë pësuar lëndime serioze, mjaftueshëm që piloti të devijoj fluturimin dhe të bëjë ulje emergjente në aeroportin Fiumicino të Romës. /Telegrafi/