Sipas standardeve të njerëzve të thjeshtë, edhe Porsche Taycan bazik është shumë i shpejtë. Versioni standard arrin 100 km/h për 5.4 sekonda.
Por, tani ka ardhur mbreti i ri i përshpejtimit dhe performancës së gjithanshme në gamë – Taycan Turbo GT, transmeton Telegrafi.
Turbo GT është Taycan-i më i fuqishëm që kompania ka bërë ndonjëherë, dhe nëse llogaritet “overboost” prej disa sekondave, është gjithashtu Porsche më i fuqishëm serik që është prodhuar ndonjëherë.
Versioni standard prodhon 789 kuaj-fuqi, e pasi aktivizohet “launch control” fuqia rritet në 1.033 kuaj-fuqi, derisa ajo maksimale është 1.108.
Siç është bërë e ditur nga Porsche, Taycan Turbo GT i ri përshpejton nga 0-100 kilometra në orë për 2.3 sekonda, apo 2.2 sekonda me opsionin Weissach.
Shpejtësia prej 0-200 km/h arritet për 6.4 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 306 kilometra në orë.
Por kjo nuk është e tëra. Në kulm të ofertës është “attack mode” që liron 163 kuaj-shtesë në një afat kohor prej 10 sekondash, një funksion i inspiruar nga Formula E.
Çmimi startues i Porsche Taycan Turbo GT në Gjermani do jetë 240 mijë euro. /Telegrafi/