Site icon Telegrafi

Turbinat me erë – aty ku një ‘ekspert i teknologjisë’ paguhet 27 dollarë në orë, për të bërë një nga punët më të rrezikshme në SHBA

Ka më shumë se 65,000 turbina me erë me bazë në të gjithë SHBA-në, sipas Shoqatës Amerikane të Energjisë së Erës, dhe më shumë pritet të vijnë çdo vit.

Secila nga turbinat e erës është bërë në përgjithësi nga një “kullë, tehe dhe një njësi qendrore”.

Por të tre elementët kërkojnë që specialistët t’i instalojnë dhe mirëmbajnë ato gjatë gjithë jetës së një turbine, përcjell Telegrafi.

Andaj, për të bërë riparime, teknikët e erës zakonisht duhet të ngjiten deri në 100 metra, ndërsa transportojnë të gjitha mjetet, kompjuterët dhe pajisjet e sigurisë të nevojshme për të kryer punën.

Dhe duke parë rrezikun me të cilin ballafaqohen ata, paga mesatare për teknikët e erës është 27 dollarë në orë, sipas Byrosë Amerikane të Statistikave të Punës.

Kjo shumë rezulton në rreth 56,000 dollarë në vit – rreth 33% më e lartë se fitimet mesatare kombëtare prej 42,000 dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version