Telegrafi

Turbani i mëndafshtë si aksesor mode apo tretman nate për kurën e flokëve?

Sipas mendimit të ekspertëve, jastëkët e pambuktë janë shkaktari kryesor i flokëve të ngatërruara, andaj për këtë shkak edhe i frizurës së keqe

Pëlhura e mëndafshtë zvogëlon fërkimin për 40% dhe në atë mënyrë mbron flokët tuaja por edhe frizurën tuaj, transmeton Telegrafi.

Gjatë gjumit ne natyrshëm shpesh rrotullohemi. Për shkak të rrotullimit krijohen fërkime të cilat shkaktojnë probleme të ndryshme si thyerjen e qimeve, tëhollimin e flokëve dhe ngatërrim të pamasë.

Para se të vendosni turbanin, është me rëndësi që flokët t’i ngrini në gërshet të lartë dhe t’i lidhni butësisht.

Mos i shtrëngoni. Gjithashtu, është me rëndësi që flokët të jenë tërësisht të thata, sepse lagështia nuk reagon mirë ndaj mëndafshit.

Nëse nuk keni turban, mund t’ju shërbejë shamia e mëndafshtë.

Është e mundshme që të keni periudhë fillestare të përshtatjes, mirëpo ne ju inkurajojnë që të mos hiqni dorë. Sepse kur edhe vetë të vëreni rezultatet, më nuk do të flini pa të. /Telegrafi/