Telegrafi

Turan përlotë botën me mesazhin pas sulmit në Stamboll (Foto)

Pas sulmit të përgjakshëm në Stamboll, ka reaguar edhe ylli I Barcelonës, Arda Turan.

Ai në llogarinë e tij në Twitter ka kërkuar nga bashkëkombasit që të qëndrojnë të bashkuar edhe pas kësaj goditje.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth sulmit në Stamboll: Prej momentit festiv deri tek krimi në lokalin e natës (Video)

“Po na digjet shpirti, por ne do të bashkohemi. Ne do të bëhemi një trup dhe nuk do t’i japim hapësirë terrorizmit. Ngushëllime, Turqia ime”, ka shkruar Turan në llogarinë personale në Twitter.

Deri tani raportohet për 39 të vdekur dhe mbi 69 të lënduar. /Telegrafi/