Site icon Telegrafi

Turan dhe Yilmaz mund të bëjnë histori kundër Kosovës (Foto)

Turqia do të takohet me Kosovën nesër (e shtunë) në kuadër të kualifikimeve të botërorit Rusia 2018.

Kjo ndeshja ka rëndësi të madhe për dy prej futbollistëve më të mirë të Turqisë.

Lexo po ashtu Muaji nëntor është fatal për kombëtaren turke

Arda Turan dhe Burak Yilmaz do të mund të arrijnë statistika rekorde kundër përfaqësueses së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Në fakt, mesfushori i Barcelonës Turan do të arrin 95 paraqitje me fanellën kuqebardhë, duke lënë pas me paraqitje legjendën Tugay Kerimoglu.

Tugay ka luajtur 94 ndeshje dhe ka shënuar dy gola 

Por, para Turan me paraqitje qëndron portieri Rustu Recber, i cili ka veshur 120 raste fanellën turke.

Në anën tjetër, sulmuesi Yilmaz nëse shënon gol kundër Kosovës do të ngrite numrin e shënimeve 22, përkatësisht do të lë pas Lefte Kucukandonyadis ndërsa do të barazohej me golashënuesin e dytë më të mirë në histori, Tuncay Sanli.

Sanli është paraqitur 80 në ndeshje dhe ka shënuar 22 gola

Kujtojmë se realizatori më i mirë në histori të ‘A Mili Takim’ mbetet me 51 gola gjatë 15 vjetëve sa u paraqit për Turqinë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Vazhdojnë mosmarrëveshjet, Turan-Terim nuk fotografohen bashkë para ndeshjes me Kosovën (Foto)
Exit mobile version