Site icon Telegrafi

Tupanxhiu shqeu tupanin për Ramushin (Foto)

Për të festuar lirimin e Ramush Haradinajt, para selisë së AAK-së është organizuar një festë.

Ndërkohë, njëri nga tupanxhitë, siç duket ishte ai që më së shumti i “ishte gëzuar” lirimit të Haradinajt.

Kjo ka bërë që ai, nga të rënat e fuqishme të tupanit, e ka shqyer atë.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot pritet të kthehet në Kosovë, pas vendimit që ka marrë Gjykata në Colmar të Francës për lirimin e tij.

Ish-kryeministri Haradinaj po akuzohej nga Serbia për krime lufte gjatë vitit 1998 dhe 1999.

Haradinaj është mbajtur në Francë me fletarrest të Serbisë që nga muaji janar i këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version